Rihanna kërcen me këngën e Erës në shqip, shikoni sa milionë klikime ka videoja

2 muaj më parë

Rihanna kërcen me këngën e Erës në shqip, shikoni sa milionë klikime ka videoja

“Bonbon” ishte “bileta” e këngëtares Era Istrefi që i siguroi vëmendjen e të gjithë mediave botërore.

Edhe pse zhduket për një kohë të gjatë, ajo deri tani ka shumë projekte që bota po i dëgjon si ‘Bonbon’, ‘Redrum’, ‘I love Yous’, Live it up’, ‘Origami’, ‘Oh God’ dhe së fundmi dy bashkëpunime mjaft të fuqishme ‘Purpose’ me Jonas Blue dhe ‘Anything More’ me Steve Aoki.Tani së shpejti shumë produksione të reja do kemi nga Era, por ne edhe bota vazhdojmë të duam “Bonbon”, sidomos versionin shqip.

Por nëse ju kujtohet kur doli kënga në rrjete sociale u bë nami me një video ku shihej Rihanna teksa kërcente me këngën e Erës. Por gjithë ai entuziazëm se Rihanna po dëgjonte dhe kërcente në një këngë shqip na iku kur morëm vesh se në të vërtetë ajo po dëgjonte këngën e saj “This is what you came for”.

Mirëpo ka ende persona që mendojnë se ajo kërcen nën ritmet e e “Bonbon”, pasi videoja më poshtë ka jo më pak se 1 milion shikime në YouTube dhe vazhdon të shikohet dita-ditës. Por s’kanë faj, kjo video duket shumë reale! Siç mund ta shihni dhe më poshtë./intv.al/