Ribery ndahet me Bayernin pas 12 viteve, befason me ekipin e ri

3 muaj më parë

Ribery ndahet me Bayernin pas 12 viteve, befason me ekipin e ri

Futbollisti francez, Franck Ribery do të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij edicioni, pas plot 12 viteve të kaluara në Gjermani, transmeton zeri.info

Por, ish-reprezentuesi francez nuk do të pensionohet ende nga futbollit.

Ai karrierën pritet ta vazhdojë te Al Saddi, shkruan “Kicker”.

Ende nuk dihen detajet e kontratës së Riberys me Al Saddin, por ai pritet të ketë një pagë të majme.

Ribery ka qenë pjesë e Bayern Munichut që prej vitit 2007, derisa gjatë kësaj kohe është paraqitur në 420 ndeshje dhe ka shënuar 122 gola.

Ai ka fituar çdo titull të mundshëm me gjigantin bavarez./Zëri