Ribery flet për Wenger dhe sfidën me Arsenalin
4 vite më parëRibery flet për Wenger dhe sfidën me Arsenalin
Anësori i Bayern Munich, Franck Ribery, ka lavdëruar trajneri i Arsenalit Arsene Wenger, para ndeshjes në Emirates.
Ribery ka thënë se Wenger është një trajner i madh dhe se duhet të kenë kujdes nga Arsenali të martën mbrëma, pavarësisht rezultatit të ndeshjes së parë prej 5:1.
“Duhet të tregohemi të kujdesshëm, ata do të sulmojnë nga minuta e parë.”, tha fillimisht Ribery.
“Wenger ka shumë eksperiencë, duhet të jemi të kujdesshëm, pasi është ndeshje e rrezikshme për ne”, shtoi ai.
Ribery foli edhe për të ardhmen e francezit, që flitet se mund të largohet.
“Situata e tij është serioze. Por, nuk duhet të harrojmë se çfarë ka bërë ai këtu. Wenger është trajneri i mrekullueshëm”, përfundoi Ribery. /Express/