Rrëzohet Qeveria Kurti

1 javë më parë

Rrëzohet Qeveria Kurti

Me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar Qeverinë Kurti.

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë nuk është mbështetur nga tre deputetë të LDK-së, përshirë kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, shkruan AktivPress.

Qeveria Kurti mbetet si qeveria më jetëshkurtër në historinë e Kosovës.

Nga tash, i gjithë kabineti qeveritar është në detyrë.

Votimit të mocionit i ka paraprirë një debat i ashpër në Kuvend, që ka nisur pak para orës 12:00 dhe ka vazhduar gjatë tërë ditës, deri pak para mesnatës së të mërkures.

Rrëzimi i Qeverisë vjen në kohën kur Kosova, njëjtë si të gjitha shtetet tjera të botës, po përballet me një pandemi koronavirusi, që ka shkaktuar bllokada e gjendje emergjente.

Beteja politike në Kosovë, që kulmoi me mocionin e mosbesimit, nisi para më shumë se një jave, kur presidenti Hashim Thaçi firmosi dekretin për gjendje të jashtëzakonshme, gjë për të cilën Qeveria nuk u pajtua. Një ditë më vonë, Agim Veliu i LDK-së do të shkarkohej nga pozita e ministrit të Brendshëm, gjë të cilës LDK-ja do t’i përgjigjej me inicim të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, pjesë e të cilës ishte.