Rezistenca ndaj mbylljes po rritet, dëmi nga pandemia është zinxhiror

3 javë më parë

Rezistenca ndaj mbylljes po rritet, dëmi nga pandemia është zinxhiror

Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se rezistenca ndaj mbylljes së dytë tani është më e madhe, derisa ka theksuar se dëmi nga pandemia është zinxhiror.

“Ky paralajmërim (për mbyllje) ka qenë edhe nga vikendi. Ka një rezistencë në rritje ndaj një mbyllje të re, që nuk ka qenë e njëjtë në muajt e mëhershëm. Ne jemi të vetëdijshëm se kjo pandemi nuk e ka një shkop magjik që e parandalon. Kemi mësuar nga përvoja e pranverës se duhet të gjendet mesi se duhet të ruhet shëndeti por edhe ekonomia”, ka thënë Rukiqi.

Ai ka shtuar se shumica e kompanive preken, pavarësisht a mbyllen a jo.

“Po supozojmë se dikush mbetet hapur, prodhimi, në momentin që po mbyllet sektori i gastronomisë ata nuk po kanë ku me e shitë produktin e vet, pra automatikisht po bie niveli i prodhimit. Në anën tjetër nëse kemi rënia te tregtia me pakicë automatikisht preket edhe ajo me shumicë. Vendimi do të prekë pjesën më të madhe të pjesës me pakicë dhe sektorin e gastronomisë”, ka thënë ai. “Nuk është çështje e varësisë, por është çështje zinxhirore. Nëse kemi kufizime që edhe njerëzit mos me dalë në punë. Duke parë rritje të rasteve atëherë ka pasiguri. Kemi rritje të depozitave, e në të njëjtën kohë rënie të fuqisë blerëse. Qarkullimi sipas shifrave është diku mbi një miliard euro”.

Rukiqi ka shtuar tutje se për shumë kompani që janë biznese familjare kanë kapacitet të vogël për me iu shpëtuar dy mbylljeve.

qenë një mbështetje financiare që është mirëpritur nga bizneset, porse kemi qenë në një fazë kur nuk është diskutuar për mbylljen”, ka thënë ai.