Rexhep Selimi performon me çifteli “Bareshën” e Nexhmije Pagarushës

2 muaj më parë

Rexhep Selimi performon me çifteli “Bareshën” e Nexhmije Pagarushës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i njohur edhe për shpirtin artistik, kohë më parë ka performuar me çifteli këngën “Baresha” të Nexhmije Pagarushës.

Në kujtim të bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha e cila u nda dje nga jeta, ju ftojmë ta ndiqni këtë performim. /ObserverKult