Reshitaj: Duhet të shtohet numri i testimeve

1 muaj më parë

Reshitaj: Duhet të shtohet numri i testimeve

Albena Reshitaj kryetare e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale tha në Interaktiv të KTV-së se në Kosovë duhet të shtohet numri i testimeve.

“E kam kërkuar nga fillimi i pandemisë të rritet numri i testimeve sepse duhet të përgatitesh edhe t’i pranosh testet”, tha ajo.

Reshitaj ka shtuar se është lajm i mirë që janë licensuar 33 laboratore private për t’i bërë testimet për COVID-19.

“Kjo e lehtëson punën, sepse kapaciteti ka qenë i fokusuar në IKSHPK dhe kjo e ka mbingarkuar sistemin. Mundësia e testimeve sterologjike, që ka qenë një nga parimet e qeverisë, do ta lehtësojë situatën”, shtoi ai.

Ka shtuar se gjurmimet dhe vatrat, janë të rëndësishme të gjenden nga ekspertët shëndetësorë.