Reportazh nga Shqipëria e viteve 1960: Se kështu na mëson Partia!

3 javë më parë

Reportazh nga Shqipëria e viteve 1960: Se kështu na mëson Partia!

Kur Shqipëria kishte prishur raportet me Bashkimin Sovjetik dhe kur nis “vëllazëria” shqiptaro-kineze, një televizion belg ia del të futet në Shqipëri për të bërë një reportazh.

Reportazhi synon të shfaq pamje nga jeta normale e shqiptarëve të atyre viteve. Por, në fakt, të shumtën e herëve paraqitet jeta të cilën regjimi i egër komunist donte t’ia ofronte të huajve: fytyrat e buzëqeshura, njerëzit e lumtur, gostitë, propagandën, devotshmërinë ndaj komunizmit, Partisë së Punës dhe Enver Hoxhës, urrejtjen ndaj Titos, si dhe “zhvillimin” e vendit.

Por, një perëndimor nuk mund të mos e vërejë varfërinë (mahnitjen pas trenit), izolimin (shtetin me vetëm pesë ambasada), indoktrinimin nga dogmat komuniste (fëmijët që në fjalët e para duhet të mësojnë të thonë: “Rrnoftë Enver Hoxha”), shtetin ushtarak ku secili është i gatshëm për luftë, punët me mjete primitive, maninë ndaj Stalinit dhe socrealizmit, kryeqytetin me pak makina që duhet të lëvizin me shpejtësinë deri në 30 kilometra në orë, dhe përcjelljet nga policia sekrete. /Telegrafi