Reperi shqiptar në mbështetje të Kadri Veselit: Shkofsh e u kthefsh faqebardhë. UÇK shkruhet, Liri lexohet

4 ditë më parë

Reperi shqiptar në mbështetje të Kadri Veselit: Shkofsh e u kthefsh faqebardhë. UÇK shkruhet, Liri lexohet

Reperi Mozzik reagoi menjëherë pas lajmit se kryetari i PDK-së Kadri Veseli është ftuar për tu intervistuar nga Gjykata Speciale.

Artisti postoi një fotografi ku dukej Veseli në ditët e sotme dhe në gjatë kohës së luftës.

Shkofsh e u kthefsh faqebardhë. UÇK shkruhet, Liri lexohet”, shruajti reperi në Facebook.

Kadri Veseli njoftoi nëpërmjet një konference për media ku tha se do të paraqitet pranë kësaj gjykate në Hagë më 4 dhjetor.

Ndërkohë, fansat po presin që Mozzik të sjellë sot projektin e ri muzikor të titulluar “Dhelpër dinake”.