Reperi i njohur përfundon në spital

3 vite më parë

Reperi i njohur përfundon në spital

Reperi i njohur Lil Wayne është dërguar në spital pasi është gjetur pa vetëdije në dhomën e tij të hotelit në Çikago.

Siç raporton TMZ, 34- vjeçari ka pësuar disa kriza epileptike, dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spital. Përfaqësuesit e reperit kanë njoftuar se ai ka përjetuar edhe një tjetër sulm në spital.

Dwayne Michael Carter Jr, ose siç ne e njohim Lil Wayne , ka konfirmuar gjatë një interviste se vuan nga epilepsia, dhe se ka shpesh kriza të tilla të cilat i trajton përmes terapisë, por ka disa raste, si ky i fundit, ku situata i del jashtë kontrollit.

Katër vite më parë ai është shtruar në spital për 5 ditë me radhë në Los Angelos për shkak të kësaj sëmundje. Ai shprehet se shkak i krizave të shumta janë stresi, mungesa e pushimit, mbingarkesa në punë shkruan class.

Rapper i lindur në New Orleans filloi karrierën e tij profesionale nëntë vjec, duke u bërë artisti më i ri që nënshkroi me “Cash Money Records”.

Ai ka fituar 5 çmime Grammy duke përfshim çmimin për albumin më të mirë në 2008 dhe performancën më të mirë.