Renovohet shkolla në Gjyrishec të Kamenicës

3 vite më parë

Renovohet shkolla në Gjyrishec të Kamenicës

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj dhe Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizmin e projektit për Renovimi e objektit të shkollës fillore  në fshatin Gjyrishec – në Komunën e Kamenicës.

Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes MAPL-së dhe Komunës së Kamenicës u realizua në kuadër të mbështetjes së MAPL-së për financimin e projekteve kapitale me interes për qytetarët dhe  komunat. /AktivPress