Rektori Marjan Demaj dhe futbollisti Shkëlzen Gashi marrin titullin “Nderi i Qytetit” të Klinës

1 javë më parë

Rektori Marjan Demaj dhe futbollisti Shkëlzen Gashi marrin titullin “Nderi i Qytetit” të Klinës

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj dhe futbollisti i njohur, Shkëlzen Gashi”, janë nderuar sot nga Komuna e Klinës me titullin “Nderi i Qytetit”, shkruan AktivPress.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka thënë se ndihet i privilegjuar që e ka ndarë këtë titull për këto dy personalitete.

“Në mënyrë simbolike e kryemë një borxh të vogël ndaj veprës madhore të këtyre dy personaliteteve, që me punën dhe të arriturat e tyre jetësore nderuan Kosovën dhe Klinën”, ka deklaruar Elezaj.

“Profesor Demaj dhe Shkëlzen, sot, ne, bashkëqytetarët tuaj, sikurse edhe më parë, jemi të lumtur që i’u kemi dhe krenar me emrin tuaj”, ka shtuar ai.

“Kontributi dhe të arriturat e juaja në lëminë e arsimit, shkencës dhe sportit, janë të veçanta dhe përputhen plotësisht me kohën kur Klinës dhe Kosovës në përgjithësi i duhet promovimi i këtyre vlerave”, ka theksuar kreu i Klinës./AktivPress/