Rekord i zi! 178 raste të reja me koronavirus në Kosovë

4 muaj më parë

Rekord i zi! 178 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, me 4 korrik janë testuar gjithsej 346 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave 178 raste kanë rezultuar si  pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 3.356 nga gjithësej 24.921 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Deri më tani janë regjistruar 66 raste të vdekjes të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, shkruan AktivPress.

IKSHPK njofton se sot më 5 korrik 2020, janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 1.874 raste, kurse raste aktive 1.416.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 81 raste, komuna e Fushë Kosovës 16 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Ferizajt 10 raste, komuna e Drenasit 9 raste, komuna e Gjilanit 9 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna e Lipjanit 6 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Pejës 4 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Shtimes 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Kamenicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Suharekë, Mamushë, Obiliq dhe Dragash”, njofton IKSHPK.

AKTIV PRESS