Regjisori shqiptar do të sjellë bashkëpunimin me Van Damme
4 vite më parëRegjisori shqiptar do të sjellë bashkëpunimin me Van Damme
Regjisori shqiptar Pjetër Malota do të sjellë së shpejti filmin e tij “Kill’em All”.
Ai do të bashkëpunoj edhe këtë herë me aktorin e njohur Jean-Claude Van Damme.
Malota jeton prej 13 vitesh në SHBA, teksa me Hollivudin duket se ka një marrëdhënie të ngushtë.
Ai është i njohur më së shumti për filmat e tij që luajti më yllin e filmave aksion në Hollywood, Jean Claude Van Damme në “Double Impact”, “The Quest” dhe “The Order”, shkruan konica.al
Malota është një ndër shqiptarët e parë që ka thyer akullin për të luajtur në Hollywood. Ai është edhe mjeshtër i arteve marciale, ka stërvitur djalin e ish presidentit, Ronald Reagan, dhe deri më tani ka qenë koordinator i më shumë se 26 filmave aksion.
Aktorë të tjerë në filmin “Kill’em All” janë edhe Peter Stormare, Maria Conchita Alonso, Autumn Reeser, Daniel Bernhardt.