Refuzon ofertën e PSG, dëshiron vetëm Interin

4 vite më parë

Refuzon ofertën e PSG, dëshiron vetëm Interin

Mbrojtësi anësor i Wolfsburgut, Ricardo Rodriguez, ka refuzuar ofertën e PSG, në drejtim të tij, pasi që dëshiron të jetë pjesë e Interit në sezonin e ri.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Rodriguez, tashmë ka arritur marrëveshje personale me Interin, por ka mbetur pezull çështja e marrëveshjes mes dy klubeve, përcjell AktivPress.

Interi po heziton ta paguajë klauzolën 22 milionëshe të futbollistit, mirpo po tenton që ta bindë Wolfsburgun, për një shumë më të ulët.

Javën e fundit, në drejtim të reprezentuesit zvicran erdhi një ofertë nga PSG, por Rodriguez mendon vetëm për një kalim në Inter.