Reçica: S’do të ketë kompromis ndaj atyre që nuk respektojnë masat e sigurisë në punë

1 muaj më parë

Reçica: S’do të ketë kompromis ndaj atyre që nuk respektojnë masat e sigurisë në punë

Në kuadër të Javës Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, bashkë me kryeinspektorin e Inspektoratit Punës, Ekrem Kastrati, kanë vizituar sot një nga kantieret e ndërtimit të lartë në kryeqytet.

Reçica, ka thënë se do të jenë të pa kompromis ndaj atyre që nuk respektojnë masat për mbrojtjen në punë.

Ai tutje ka shtuar se, duhet vlerësuar progresin e arritur deri më tani lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë.

“Me një përkushtim dhe angazhim të përbashkët besoj që do të arrijmë progres, në mënyrë që punëtori të ndihet më i sigurt në vendin e punës dhe punëdhënësi gjithashtu në kryerjen e veprimtarisë së vet, si biznes”, ka thënë në fund të fjalës së tij, ministri Skender Reçica.