Receta me hithra për të pastruar gjakun

5 muaj më parë

Receta me hithra për të pastruar gjakun

Hithra është një bimë e jashtëzakonshme, përdorimi i së cilës, përveçse gjen vend në gatim, por dhe në receta të ndryshme për të luftuar një sërë sëmundjesh apo problemesh estetike. Kjo për shkak se është e pasur me karbohidrate, yndyrna, proteina, kalcium, fosfor, hekur, vitamina A, C, K dhe B2 si dhe acid pantothenik.

Përdorimi i çajit të hithrës ndihmon në largimin e kollës, rënien e flokëve, pastron mëlçinë, zorrën e trashë dhe sidomos gjakun.
Është shumë e fuqishme dhe në trajtimin e anemisë.
Një recetë mjaft efikase është përzierja e hithrës me verën e parë dhe mjaltë. Ajo çfarë ju duhet janë:

250 gr hithra
250 ml verë e bardhë
1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja
Të gjithë përbërësit hidhini në një enë dhe më pas mbulojini. Lëreni përzierjen të pushojë përreth 16 orë dhe më pas hidheni në një enë që mbyllet mirë.
Këshillohet të përdoret një lugë gjelle 30 minuta para mëngjesit ose drekës.