Realizohet pagesa, pensionistët marrin pensionet me termin të ri

5 ditë më parë

Realizohet pagesa, pensionistët marrin pensionet me termin të ri

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar të premten pasdite se është realizuar pagesa e fundit për rreth 293 mijë përfitues nga skema pensionale.

Me shpërndarjen e pensioneve më 14 janar ka nisur realizimi i vendimit që Qeveria mori këtë javë për rritje të pensioneve minimale e për ndryshim të terminit.

“Shpresojmë që ky ndryshim u ndihmon familjeve sadopak ta shtyjnë muajin, sidomos tani në janar, sepse shumica kanë pasur shpenzime më të larta se zakonisht për shkak të festave të fundvitit”, ka thënë Murati në njoftimin e tij në Facebook.

Ditë më parë Qeveria vendosi të rrisë pensionet minimale. Më s’do të ketë pensione nën 100 euro. Vendimi u përcoll edhe me ndryshimin e datës. Për dallim nga data 23 e tutje e secilit muaj kur dilnin pensionet, nga janari e tutje pensionet do të shpërndahen nga mesi i muajit.

Kryeministri Albin Kurti njoftoi të enjten se ky s’është plani i vetëm i Qeverisë sivjet për pensionet. Ai u zotua për reformë në skemën pensionale.