Real Madridi me ultimatum për Interin, shkak Hakimi

1 muaj më parë

Real Madridi me ultimatum për Interin, shkak Hakimi

“Paguani për Hakimin ose kthejeni”. Kështu është titulli i kopertinës së Corriere dello Sport në ditën e sotme, duke iu referuar asaj që duket si një ultimatum nga Real Madridi për Interin.

“Nerazzurët” ende nuk kanë shlyer detyrimet financiare ndaj Real Madridin për Achraf Hakimin, përcjell Express.

Inter rinegocioi me spanjollët datën e parë të pagesave (10 milionë euro nga 40 gjithsej) që do të paguhen më 30 mars. Ky këst e parë duhej të ishte paguar dhjetorin e kaluar, por kriza ekonomike e Interit e parandaloi.

Sidoqoftë, Real Madridi dëshiron pagesën tani ose, të paktën, pret garanci pagese nga njësia ekonomike e kryesuar nga Presidenti Steven Zhang.

Nëse jo, “Los Blancos” do të mendonin se si ta rikthenin lojtarin, i cili po shkëlqen në ekipin italian.