Reagon Rusia: Sulmi në Siri do të ketë pasoja

3 vite më parë

Reagon Rusia: Sulmi në Siri do të ketë pasoja

Rusia, aleate e Sirisë, ka paralajmëruar se sulmet e Perëndimit rrezikojnë të nisin luftën midis dy palëve.

Ajo lëshoi një deklaratë nëpërmjet ambasadorit të saj në SHBA, Anatoly Antonov, duke thënë se “veprimet e tilla nuk do të mbeten pa pasoja”.

Më herët edhe një ish-gjeneral rus ka paralajmëruar se çdo ndërhyrje nga SHBA, Britania dhe Franca mund të jetë një “rrugë e drejtpërdrejtë për konfrontimin ushtarak me Rusinë”.

Sipas mediave të huaja, gjenerali Evgeny Buzhinskiy, i cili më parë ka shërbyer në Shtabin e Përgjithshëm Rus, tha se nëse “do të derdhet gjak rus”, atëherë Moska do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë./AktivPress/