Reagon presidenti palestinez: Trumpi e dha Jerusalemin si të ishte qyteti i tij

3 vite më parë

Reagon presidenti palestinez: Trumpi e dha Jerusalemin si të ishte qyteti i tij

Presidenti palestinez Mahmud Abbas u tha udhëheqësve myslimanë se vendimi i SHBA-së për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, është një krim që tregon se Uashingtoni nuk duhet të jetë pjesë e bisedimeve për paqe në Lindjen e Mesme.

Duke iu drejtuar udhëheqësve myslimanë në Turqi, Abbas tha se presidenti Donald Trump e dha Jerusalemit sikur të ishte qyteti i tij apo një qytet amerikan, transmeton AktivPress.

“Jerusalemi është dhe gjithmonë do të jetë kryeqyteti i Palestinës”, tha ai, duke shtuar se vendimi i Trump është “krimi më i madh” dhe një shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

Samiti i së mërkurës u organizua nga presidenti turk, Tayyip Erdogan, i cili poashtu ka kritikuar ashpër Shtetet e Bashkuara, për qëndrimin e tyre ndaj Jerusalemit./AktivPress