Reagon Lekaj: Kurti ta kuptojë që s’është në opozitë, është koha e veprave jo fjalëve

8 muaj më parë

Reagon Lekaj: Kurti ta kuptojë që s’është në opozitë, është koha e veprave jo fjalëve

Ish-ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me marrëveshjet në Munih.

“Kryeministri Kurti duhet të kuptojë që tashmë nuk është në opozitë. Është koha e veprave jo e fjalëve”, ka shkruar Lekaj në facebook.

Kurti, tha se zyrtarët e Pal Lekajt, nuk kanë marrë autorizimin nga Qeveria aktuale e Kosovës. Por, Lekaj e thotë të kundërtën.

“Ai nga 3 shkurt 2020 ka të gjitha autorizimet të veprojë duke kërkuar informacione për marrëveshjet e Berlinit dhe Mynihut. Ka pasur të gjitha mundësitë dhe kompetencat për t’iu bashkangjitur këtij procesi, por ende nuk është vonë nëse ka dyshime ose mospajtime t’i shfuqizojë këto marrëveshje”, shkruan Lekaj.