Reagimi i Leonora Jakupit pas arrestimeve të krerëve të OVL të UÇK-së

3 javë më parë

Reagimi i Leonora Jakupit pas arrestimeve të krerëve të OVL të UÇK-së

Leonora Jakupi ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në OVL-UÇK.

Hetuesit e Gjykatës Special kanë kryer sot bastisje në  Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Kjo bastisje u pasua edhe me arrestimin e dy krerëve të OVL-UÇK-së, kryetarit Hysni Gucati e më pastaj edhe nënkryetarit, Nasim Haradinaj.

Pas gjithë kësaj ka reaguar këngëtarja Leonora Jakupi, e cila përmes një postimi thotë se janë pjesëtarët e UÇK-së ata që e sollën lirinë.

“..se lirinie nuk e fituam vet na e sollen Ata! me ty perjetesish UÇK”, ka shkruar ajo.

Po ashtu, ajo postoi edhe një fotografi, në të cilën shfaq emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.