Rashica: Me Werderin kam bërë hapin më të madh të karrierës time

3 muaj më parë

Rashica: Me Werderin kam bërë hapin më të madh të karrierës time

Reprezentuesi kosovar, Milot Rashica, ka pushtuar ballinat e gazetave gjermane me super paraqitjet e tij për Werder Bremen në vitin 2019.Rashica ishte transferuar në janar të vitit 2018 në klubin gjerman dhe në muajt e parë në futbollin gjerman kishte hasur në vështirësi, për shkak të dallimit të nivelit të ligës gjermane me atë holandeze.

Ish-ylli i Kosovës së Vushtrrisë me klubin holandeze, Vittese Arnhem, kishte bërë hapin e madh në karrierë, duke mahintur me paraqitjet e tij në kampionatin holandez. Madje, ai fitoi dhe Kupën e Holandës në vitin 2017, duke qenë një nga lojtarët kryesor të atij suksesi.Rashica në vitin 2019 ka shpërthyer duke shënuar 8 gola në Bundesligë, duke qenë lojtari më në formë pas sulmuesit polak të Bayern Munich, Robert Lewandowskit.

Pas këtyre paraqitjeve të Rashicës, mediat gjermane i ka dhënë jehonë të madhe. Po ashtu, Rashica është futbollisti më i shpejtë i skuadrës gjermane. Rashica është golashënuesi i dyti më i mirë i skuadrës gjermane, pas Max Kruse i cili ka shënuar 14 gola.

Faqja zyrtare e Bundesligës në rrjetin social, Twitter, së fundmi ka relizuar një intervistë të shkurtër me djaloshin nga Vushtrria.

“Ishte një ëndërr, pasi kur ishim fëmijë ne gjithmonë e kemi shikuar Bundesligën në television. Unë jam i ndjeshëm, sepse gjithmonë dëshirojë të jap maksimumin nga vetja. Tashmë, njohë më mirë bashkëlojtarët, mënyra si ata luajnë, si punojnë, tani mendoj se kam bërë një hap të madh në karrierë. Unë dëshiroj të luajë këtu dhe të shënojë sa më shumë gola që është e mundur që të ndihmojë klubin të arrijë objektivat dhe të kam një karrierë të mirë”, ka deklaruar Rashica për faqen zyrtare të Bundesliga, përcjellë Klan Kosova.

22-vjeçari ishte prapë protagonist për Bremen duke asistuar golin e parë në fitoren 2:1 ndaj Freiburg.Ndryshe, Bundesliga në bashkëpunim me EA Sports e kanë nominuar yllin e Kosovës në listen e ngushtë për çmimin “Lojtari i Muajit Mars”.Në këtë listë janë edhe futbollistët si Robert Lewandowski, James Rodriguez, Marcel Halstenberg, Filip Kostic dhe Max Kruse.Në këtë sezon, ylli kosovar ka shënuar dhjetë gola dhe ka dhuruar tri asistime me Werder Bremenin në të gjitha garat.