Rashford ia kishte dhënë dritën e gjelbër Barcelonës

1 muaj më parë

Rashford ia kishte dhënë dritën e gjelbër Barcelonës

Marcus Rashford i kishte thënë “po” Barcelonës para se të nënshkruante kontratë të re me Manchester United-in, raporton Mundo Deportivo.

Përfaqësuesit të Anglisë i ishte ofruar mundësia që të kalonte në Camp Nou më 2018, mirëpo eventualisht ai kishte vendosur që ta vazhdojë karrierën te klubi i qytetit të lindjes.

Lojtari e kishte konsideruar si opsion joshës dhe hap përpara kalimin te klubi katalunas, mirëpo gjërat përfunduan ashtu si përfunduan, dhe Rashford tani ka një kontratë që parashihet ta mbajë në “Old Trafford” deri më 2023.