Rashel tregon më në fund arsyen e largimit nga Ermali

4 vite më parë

Rashel tregon më në fund arsyen e largimit nga Ermali

Të shtunën e kaluar në “Xing me Ermalin” mungonte një prej figurave kryesore të këtij emisioni, Rashel.

Bukuroshja konfirmoi lajmin se nuk do të ishte pjesë e emisionit të humorit, por duke mos dhënë asnjë arsye. Ermali zgjodhi që të mos e diskutonte aspak këtë mungesë, duke e vazhduar emisionin sikur Rashel nuk kishte qenë kurrë më parë.

U përfol në media se ajo u largua për shkak se kishte pasur një ofertë më të mirë, por duket se nuk paska qenë kështu. E ftuar në “Pop Culture”, ajo ka rrëfyer arsyet që e çuan të merrte vendimin për të mos qenë më pjesë e “Xing me Ermalin”

“U mblodhën disa argumente dhe si përfundim unë gjykova që nuk mund të bëja një kompromis në një vend ku nuk merret parasysh as forma dhe as mënyra e të bërit të gjërave, as përmbajtja e një emisioni. Unë bëra zgjedhjen time vendosa të mos vazhdoja më aty. Unë personalisht kam pasur goxha debate si me skenaristët, me regjisorin, qoftë edhe me Ermalin. Nuk ma lejonin atë lirinë që unë doja të shprehesha ashtu siç unë di”, tregon ajo.

Kjo mund të quhet një tjetër “hakmarrje” e Kelvi Kadillit ndaj Ermalit. Besojmë se e mbani mend “sherrin” që nisi mes dy moderatorëve për shkak të pyetjes së bërë nga Ermali “a e bën çiçin në dush”, pyetje për të cilën Kelvi pretendon se mban firmën e tij./revistaclass