Raportoi se gjyshi bëri vetëvrasje, Policia arreston nipin si të dyshuar për vrasje

2 muaj më parë

Raportoi se gjyshi bëri vetëvrasje, Policia arreston nipin si të dyshuar për vrasje

Një person ka vdekur në Novobërdë. Fillimisht, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, e më pas si vrasje e rëndë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Novobërdë, ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Sipas Policisë, fillimisht nipi ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje, ndërkaq prokurori ka bërë ricilësimin e veprës nga “Vdekje e dyshimtë” në “Vrasje të rëndë”.

“Fillimisht ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori i shtetit, i cili bënë ri cilësimin e veprës nga vdekje e dyshimtë në vrasje të rëndë”, ka bërë të ditur Policia.

Lidhur me këtë rast, Policia ka arrestuar ankuesin, tani në cilësi të të dyshuarit.

“Me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i ankuesit tani i dyshuar mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje”, njofton Policia./Express