Ramush Haradinaj vazhdon traditën e shpërndarjes së ëmbëlsirave për Bajram

3 muaj më parë

Ramush Haradinaj vazhdon traditën e shpërndarjes së ëmbëlsirave për Bajram

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vazhduar traditën e shpërndarjes së ëmbëlsirave me rastin e festës së Kurban Bajramit për policët e Kosovës.

Edhe në festën e ditës së sotme, Haradinaj u ka shpërndarë ëmbëslira policëve të Kosovës, duke uruar ata që janë në krye të detyrës, policinë, ushtrinë, mjekët, infermierët e të tjerët.

“Ne besojmë, andaj e vlerësojmë sakrificën.Ne besojmë, andaj respektojmë dhe jemi solidarë me të tjerët. Ne besojmë, andaj gëzohemi dhe festojmë. Uroj të gjithë shqiptarët myslimanë, në vend e në diasporë. Uroj veçanërisht, nënat e të rënëve për liri dhe të gjithë ata që nuk i kanë afër të dashurit e tyre, për shkak të padrejtësive e fatkeqësive që sjellë jeta, duke bashkëndjerë me dhembjen e tyre sot e çdo ditë. Uroj me mirënjohje të thellë, të gjithë ata që janë në krye të detyrës, Policinë, Ushtrinë, mjekët e infermierët, e të gjithë të tjerët. Urime Bajrami i Vogël”, ka shkruar Haradinaj.