Ramiz Lladrovci uron Feronikelin për fitoren kundër Gjilanit: Fillim i mbarë, lojë dhe rezultat i mirë

1 muaj më parë

Ramiz Lladrovci uron Feronikelin për fitoren kundër Gjilanit: Fillim i mbarë, lojë dhe rezultat i mirë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar Feronikelin për fitoren e sotme kundër Gjilanit në start të edicionit të ri në Superligë.

“Tigrat e Zi” këtë përballje e fituan me rezultatin e lartë 4:0, njofton Klan Kosova.

Kurse, për të parin e kësaj komune, ky ishte një fillim i mbarë.

“Urime fitorja Feronikeli. Fillim i mbarë, lojë dhe rezultat i mirë. Ju lumtë djem, ju lumtë trajner Tovërlani”, ka shkruar ai në Facebook.