Ramë Lahaj, tenori në rritje në skenat botërore

1 javë më parë

Ramë Lahaj, tenori në rritje në skenat botërore

Në qytezën ku u lind dhe u rrit, në Istog, nuk kishte shkollë muzike.

Nuk rrjedh nga një familje muzikantësh.

Përjetoi sfida para dhe gjatë luftës në Kosovë.

U përball me shumë pengesa në Kosovën e pasluftës, por asnjëra nga këto, nuk e ndali artistin shqiptar Ramë Lahaj të realizojë synimet e tij si tenor.

Ai sot është emër i ri, që po ngjitet në disa nga skenat më të njohura botërore të operës./VOA