Rama i jep mbështetje Linda Halimit në Eurovision

3 vite më parë

Rama i jep mbështetje Linda Halimit në Eurovision

Përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovizion” Lindita Halimi do të ngjitet në skenën e gjysmëfinales së parë të kësaj gare me këngën e saj “World”.

Sonte do të mbahet nata e parë gjysmëfinale e njërit ndër festivalet më të njohur të muzikës.

Me këtë rast kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shprehur përkrahjen e tij për këngëtaren Shqiptare

“Mirëmëngjes dhe ju uroj gëzuar Ditën e Europës me këngën që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, Eurovision 2017

Sot, Lindita Halimi do të ngjitet në skenën e gjysmëfinales së parë të kësaj gare me këngën e saj “World”, ndaj le t’i japim të gjithë mbështetjen tonë #ForcaLindita”, ka shkruar Rama.

Finalja e këtij kompeticionit do të mbahet me 13 Maj./AktivPress