Rama përzë një vajzë pse shau Dakon: Ai xhuxhi atje

3 ditë më parë

Rama përzë një vajzë pse shau Dakon: Ai xhuxhi atje

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar të largohet me forcë një vajzë e re nga takimi që pati me banorët e ish-kënetës së Durrësit. Ajo iu ankua për lejet e ndërtimit që kishte dhënë Vangjush Dako duke iu drejtuar me etiketimin “Xhuxhi”.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak kreut të qeverisë që ka kërkuar që ta largonin vajzën nga takimi duke e quajtur provokatore dhe altoparlant të atyre që thuhen në TV.

Ai e justifikoi Dakon me argumentin se “pallate bien edhe në Japoni”.

DEBATI

Vajza: Ai është përgjegjës për ndërtimin. E kemi paguar sa qimet e kokës. Po pra, ai xhuxhi atje.

Rama: Ik largohu që këtu. Ik largohu që këtu. S’ke turp s’ke. Më tregon mua… s’të vjen zor s’të vjen. Ka kufi çdo gjë. Largohu që këtu! Largohu që këtu! Largohu që këtu! Provokatorë këtu nuk dua. Largohu që këtu! S’ke turp. S’të vjen turp. Bien pallatet në Japoni dhe në Amerikë, më tregon ti mu… Ç’do gjë e duroj. Më thuaj ti mua ça të dush, por provokime nuk pranoj. Ato që ju kanë mësuar në TV juve mos i sillni këtu. Del edhe ndonjë dru i shtrembër”./LAPSI.al