“Rama duhet të ishte më i përulur ndaj Kosovës”

2 muaj më parë

“Rama duhet të ishte më i përulur ndaj Kosovës”

Kosova është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit Thaçi për mandatarin mandatarin e ri për formimin e qeverisë së re Kosovës.

E ndërsa tensionet politike atje janë në rritje dhe nuk kanë munguar zërat edhe për mundësinë e një përplasje civile, analisti Ben Andoni e sheh me kritika edhe rolin pasiv të Shqipërisë.

Për Ora News ai thotë se Rama duhet të kishte qenë më i përulur ndaj Kosovës.

Andoni: Ndikon indirekt, jo vetëm për përkatësinë e Vetëvendosjes në Shqipëri, por ne jemi të lidhur moralisht me Kosovë. Destabilizimi i Kosovës sjellë kredenca të dobëta për Shqipërinë. Nëse Shqipëria nuk është e zonja të ndihmojë vendin e dytë me kombësi shqiptare në rajon, tregon që nuk ka aftësi shtetbërje. Shqipëria po të dinte të luante shumë mirë të gjitha mekanizmat, të ndihmonte Kosovën që të ndërtonte identitetin e vetë. Kosova nuk është vetëm e kosovarëve-shqiptarë. Është edhe e kosovarëve-serb. Ne mund të ndihmonin shumë me qetësimin brenda vendit se si Kosova t’i zgjidhte problemet që i ka shumë herë më të vështira se ne. Ne kemi lehtësi shumë të madhe sepse janë të brendshme. Është e paimagjinueshme për mua. Kryeministri Rama ka disa probleme me Albin Kurtin. Albini herë pas here me atë staturën e tij ka treguar një qësëndie ndaj Tiranës zyrtare. Por gjithsesi i takonte Ramës që të ishte më i përulur para Kosovës, ta ndihmonte atë. Sepse Albini ka vetëm pak javë kryeministër. Sado është i regjur në politik ka njohuri të mira. Por nuk të ndihmojnë këto për të bërë shtetin. Ka shumë nevojë për ndihmën nga Shqipëria. 

Ndërsa për sa i përket marrëveshjeve tregtare dhe problematikës së tarifave doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës, Andoni thotë se që kemi një lloj hile të përbashkët.

Andoni: Kjo tregon energjinë burokratike që kemi ne, qoftë shqiptare dhe kosovare. Kemi një lloj hile të përbashkët që ne mund ta eliminonim, ta kishim sërish atë shpirtin që kishim në vitin 99’. Kjo nuk bëhet sepse interesat janë mbi ne shqiptarët. Duket se Serbia ka sërish një dorë shumë të fortë mbi Kosovën, indirekt. Një pjesë e kanë më të thjeshtë që të manovrojnë më thjeshtë me Serbinë se sa me Shqipërinë. 

Në të gjithë kohët e fundit Albini gjendet mes këtyre njerëzve idealistë dhe pjesës pragmatiste të politikanëve të Kosovës. Kjo është sfida më e madhe e tij. Do vazhdojë të mbajë këtë pozicionin e mesit, apo do të hyjë tek idealistët. Me gjithë fuqinë e vetë ekzekutive, nëse e lënë. Në Kosovë ka një armiqësi shumë të madhe të faktorit politik kosovar ndaj Albinit sepse nuk e duan gjënë e re. Albini nuk duhet t’ja jepte këtë kënaqësi që në fillim dhe i duhet që të gjejë atë vendin e vetë në politikën kosovare. Faji është brenda llojit.