Raiola: Nuk flas me Pepin për lojtarë, flas me Cityn

2 vite më parë

Raiola: Nuk flas me Pepin për lojtarë, flas me Cityn

Ka ardhur edhe reagimi i Mino Raiolas pas deklaratave të Pep Guardiolës për Pogban dhe Mkhitaryan.

Pep deklaroi sot se agjenti i dy lojtarëve ja kishte ofruar këta dy lojtarë Cityt gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Për këtë çështje, kurrë nuk do të flisja me Pep Guardioaln, por do të flisja me drejtuesit e Manchester Cityt”, tha ai për BBC.

City takohet nesër me Manchester United në Premier Ligën angleze.

Në rast fitoreje City shpallet kampion i Anglisë, 5 javë para se të përfundojë kampionati i rregullt.