Rahoveci me komision për pasojat nga breshëri

4 vite më parë

Rahoveci me komision për pasojat nga breshëri

Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, ka nënshkruar sot vendimin për formimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri në bujqësi në muajin maj.

Sipas pikës dy të vendimit, komisioni ka për detyrë që të konstatojë dhe të bëjë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në sektorin bujqësi.

Lurse, pika katër e vendimit, thotë se komisioni do të filloj punën menjëherë, pas nënshkrimit të këtij vendimi dhe punët të përfundojnë në një afat të arsyeshëm.