Radio shtetërore austriake (1982): Qe sot ekziston një shtet shqiptar është meritë edhe e Vjenës

2 muaj më parë

Radio shtetërore austriake (1982): Qe sot ekziston një shtet shqiptar është meritë edhe e Vjenës

Nga: Armand Plaka

Komenti i redaksisë së lajmeve të jashtme të ÖRF, i hartuar nga një prej ekspertëve më të mirë të çështjeve të rajonit për kohën si A. K., relativisht i gjate (në terma të kohës radiofonike) i kushtohet 70-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Me këtë rast përveçse sillen në vëmendje realitetet historike dhe sfondi në të cilin u zhvillua terreni për këtë akt, theksohet veçanërisht kontributi i ish-Perandorisë Austro-Hungareze dhe citohet ish-Ministri i Jashtëm, Konti Leopold von Berchtold (me një deklaratë të bërë me 2 gusht 1912), i cili në atë kohe ndikoi dukshëm në themelimin dhe formësimin e shtetit shqiptar.

Ky kontribut që na (ri)zbulohet tashmë për herë të pare për publikun shqiptar, 38 vite më vonë, duke shënuar me këtë rast edhe një rekord më vete, vinte në kulmin e Luftës së Ftohtë dhe ishte për kohën një mesazh i qartë për të treguar ndaj Tiranës dhe popullit shqiptar, jo vetëm rolin e Vjenës në fillim shekullin XX, por edhe se Perëndimi po i kthente serish sytë nga shqiptarët dhe se edhe shqiptarët duhej kësisoj të jepnin një mesazh se ishin te gatshëm të ndërmerrnin ndonjë ndryshim dhe se duhej ta shihnin Perëndimin si aleatin e tyre të natyrshëm.

Në hyrje përmendet edhe Kosova dhe përpjekjet e Serbisë për dalje në Adriatik në vitin 1912, duke dashur më shumë gjasa pikërisht një vit pasi ishin shtypur me dhunë demonstratat e vitit 1981, t’ u kujtonte shqiptarëve se përpjekjet e Vjenës për të penguar marshimin dhe masakrat e serbëve në dekadat e para te shekullit XX, ishin ne favor te çështjes shqiptare dhe se historia tashmë mund të përsëritej.

“Qe sot ekziston një shtet shqiptar është meritë edhe e Vjenës ( dmth. ish-Perandorisë Austro-Hungareze).

…me shume gjasa, ky ishte suksesi i fundit i politikës së jashtme të PAH. E këtë me siguri se e kujtojnë sot edhe shqiptarët”, thuhet në mbyllje të këtij radio-raporti./AKTIV PRESS/

(Titulli është vënë nga redaksia e AktivPress)

https://www.facebook.com/Mmandi08/videos/10158369732081028