QUINT-i bën bashkë Kurtin, Osmanin e Konjufcën: Thirret takim urgjent

6 ditë më parë

QUINT-i bën bashkë Kurtin, Osmanin e Konjufcën: Thirret takim urgjent

Presidentja Osmani, kryeministri Kurti e kryeparlamentari Konjufca do të takohen pas pak me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.

Takimi mes tyre sipas burimeve të lajmi.net do të zhvillohet rreth orës 12:00

I njëjti vjen pas kërkesës së këtyre shteteve për lejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë, në zonat e banuara me serbë.

Qeveria po refuzon të lejojë mbajtjen e tij duke ofruar forma tjera të votimit, jo fizike.

Lajmi.net ka tentuar të marrë një përgjigje në lidhje me takimin që do të zhvillohet pas pak, mirëpo që nuk ka pranur ende një të tillë.

Lajme nga rubrika