Qindra familje shqiptare preken nga vërshimet në Huston të SHBA-ve

3 vite më parë

Qindra familje shqiptare preken nga vërshimet në Huston të SHBA-ve

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka deklaruar se deri më tani nuk është raportuar asnjë viktimë shqiptare nga vërshimet dhe uragani në Huston të SHBA-së.

Ajo përmes Facebook-ut ka shtuar se i kontaktuar disa familje dhe deri më tash ata kanë pësuar vetëm dëme materiale, përcjellë AktivPress.

Autoritetet kanë raportuar për dhjetëra të vdekur nga vërshimet.

Zyrtarët e Hjustonit thonë se po përgatiten për strehimin e përkohshëm të 19 mijë njerëzve, derisa Kryqi i Kuq Amerikan, tha se 17 mijë njerëz kanë kërkuar strehim, njofton rel. Policia tha se i ka shpëtuar më se 13 mijë vetë nga uji i vërshimeve në Hjuston.

Postimi i plotë i Çitakut në Facebook:

Me shqetësim po përcjellim pasojat e fortunës dhe vërshimeve në #Huston. Në zonat e prekura dhe përreth tyre jetojnë qindra familje shqiptare.
Kam komunikuar me disa prej tyre dhe jam njoftuar që përvec dëmeve materiale, të gjithë janë shëndosh dhe jashtë rrezikut.
Ambasada e Kosovës dhe Konsulata në Neë York janë në dispozicionin tuaj.
Kontakti emergjent është
[email protected]
Poashtu, nga State Department jemi njoftuar se asnjë shtetas i huaj nuk ka pësuar me fatalitet./AktivPress