Qeveria vendos kritere të reja për fluturimet në Aeroportin e Prishtinës

1 muaj më parë

Qeveria vendos kritere të reja për fluturimet në Aeroportin e Prishtinës

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit të datës 23 qershor 2020 për rifillimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombtar të Prishtinës “Adem Jashari”, transmeton AktivPress.

Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara fluturimet në ANP “Adem Jashari” do të organizohen në intervale prej minimum 45 minutave ndërmjet aterimeve.

“Menaxhimi i orareve të bëhet duke respektuar aplikimin e Rregullores Nr. 2008/6 Mbi Rregullat e Përbashkëta Për Alokimin e Slloteve në Aeroportet e Vendosura në Kosovë dhe rregullave të IATA (Worldwide Slot Guidelines, 10th Edition), Aeroplanët ad-hoc taxi nuk i nënshtrohen këtij rregulli. Vendimi hyn në fuqi nga data 9 korrik 2020”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

AKTIV PRESS