Qeveria shqiptare anulon dhuratën për UNESCO, “Ngjallja e Llazarit” qëndron në Shqipëri

2 javë më parë

Qeveria shqiptare anulon dhuratën për UNESCO, “Ngjallja e Llazarit” qëndron në Shqipëri

Një vit më parë qeveria shqiptare kishte vendosur që t’i dhuronte UNESCO pikturën “Ngjallja e Shën Llazarit”, por këtë të mërkurë ky vendim i anullua.

Piktura do t’i dhurohej UNESCO me rastin e 60 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë.

Ikona “Ngjallja e Shën Llazarit” sapo ishte restauruar dhe nga qeveria u mendua të bëhej dhuratë.

Tani qeveria vendos që piktura të qëndrojë në Shqipëri./TCh