Qeveria miraton Raportin Vjetor Financiar për vitin 2020

1 muaj më parë

Qeveria miraton Raportin Vjetor Financiar për vitin 2020

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhjen korresponduese/elektronike, e 70-ta me radhë, në të cilën ka miratuar Raportin Vjetor Financiar për vitin 2020.

Sipas zyrës së Qeverisë, ky raport financiar pasqyron në mënyrë të saktë dhe të drejtë financat dhe transaksionet financiare të institucioneve të Kosovës nga Buxheti i Republikës së Kosovës, fondet në mirëbesim, grantet e përcaktuara të donatorëve, të hyrat vetanake, të hyrat e dedikuara, huamarrjen dhe shpenzimet për menaxhimin e pandemisë COVID-19 për vitin fiskal 2020.

”Ky raport është në përputhje të plotë më kërkesat e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe është në pajtim më standardet ndërkombëtare të kontabilitetit për sektorin publik të bazuar në para të gatshme.

Sipas këtij raporti pranimet e përgjithshme për vitin 2020 kanë qenë 2,206,647.000, euro, që është për 16 milionë e 275 mijë euro më pak se në vitin 2019, ndërsa pagesat kanë qenë 2,334,943.000 euro, krahasuar me vitin 2019 janë më të mëdha për 2 milionë e 817 mijë e 503 euro.Deficiti nga realizimi prej 5.2 për qind është tregues që Qeveria e Republikës së Kosovës ka respektuar në plotni kufirin e lejuar të deficitit (6.5 për qind) si dhe kufirin e planifikuar (2 për qind) të përshtatur sipas vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Pas miratimit në Qeveri ky raport i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës.