Qeveria miraton pagesën për orët shtesë të policëve

3 javë më parë

Qeveria miraton pagesën për orët shtesë të policëve

Qeveria ka miratuar propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për ndarje të mjeteve shtesë financiare, në vlerë prej 3,989,423 € për angazhimin e shtuar dhe punë me orar të zgjatur në terren, të zyrtareve policorë aktiv në terren dhe të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19, transmeton AktivPress:

Ndarja e këtyre mjeteve do të bëhet si në vijim:

1. Për pagesën e orëve shtesë, për diferencën e papaguar të orëve mbi normën e lejuar (40 orë punë) të krijuara pas datës 15 Mars 2020 deri më 31 gusht 2020, në vlerë totale prej 4,792,046 € (katër milion e shtatëqind e nëntëdhjetë e dy mijë e katër dhjetë e gjashtë €), si në vijim:

1.1. 50% e këtyre mjeteve (2,396,023 Euro) do të paguhen me pagën e muajit shtator 2020, ndërsa

1.2. Pjesa e mbetur në muajt në vijim, në varësi të disponueshmërisë së mjeteve në dispozicion, në kategorinë e pagave dhe shtesa.

1.3. Për pagesën e shtesës mbi pagën bazë, në vlerë prej 100 Euro në muaj, për muajt korrik, gusht dhe shtator 2020, në vlerë totale prej 1,593,400 Euro (Një milion e pesëqind e nëntëdhjetë e tremijë e katërqind €).

Pagesa e orëve shtesë, si dhe shtesës në pagë bëhet në bazë të listave të bashkëngjitura këtij vendimi, të aprovuara nga Ministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, që konfirmojnë përputhshmërinë e listave emërore të përgatitura dhe aprovuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

AKTIV PRESS