Qeveria miraton ndryshimet në Komisionin për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe të përndjekurve politik
2 muaj më parëQeveria miraton ndryshimet në Komisionin për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe të përndjekurve politik
Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për vazhdimin e mandatit të Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik.
Me ndryshimet e aprovuara, në bazë të vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në vend të Artan Abrashit, përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, emërohet Donika Kadaj Bujupi, ndërsa sipas propozimit të Shoqatës së Juristëve, përfaqësues nga Shoqatat e Juristëve emërohet Mazllum Baraliu./AKTIV PRESS/