Qeveria Kurti pretendon se për 100 ditë i ka shpëtuar 100 milionë euro nga tenderët

3 javë më parë

Qeveria Kurti pretendon se për 100 ditë i ka shpëtuar 100 milionë euro nga tenderët

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti pretendon se i ka shpëtuar buxhetit të Kosovës 100 milionë euro, nëpërmjet anulimit të “marrëveshjeve të dëmshme, tenderëve dhe memorandumeve”, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë shifër e ka publikuar në raportin e punës gjatë 100 ditëshit të parë të qeverisjes.

Në raport janë specifikuar edhe rastet se ku dhe si janë shpëtuar këta milionë.

“-44 milionë euro nga tenderi për mirëmbajtje të rrugëve, sipas të cilit lejohej ngritja e vlerës deri në 30%, pra 57 milionë euro. Me rishpalljen e tenderit janë kursyer 22 milionë euro (MMPHI).

— 33.5 milionë euro nga memorandume pa mbulesë buxhetore (MMPHI).

— 21 milionë euro nga tenderi për furnizimin me dokumente blanko personale, avancim të sistemeve dhe mirëmbajtjes së tyre (MPB).

— 1.5 milionë euro nga anulimi i thirrjes nga progami komunal për zhvillim të infrastrukturës dhe bashkëpunim ndër-komunal për shkak se kritereve kanë qenë të pabarabarta, të padrejta dhe të paqarta (MAPL).

— Mbi 1 milion euro nga dy tenderë (MFPT).

— Është ndërprerë një kontratë e vitit 2019 me vlerë mujore prej 13,535 euro për një objekt i cili nuk ishte shfrytëzuar asnjëherë (MFPT).

— 1 milion euro të ngrira nën dyshimin se kanë të bëjnë me shpëlarje të parasë dhe financim të terrorizmit(MFPT).

— 160 mijë euro të rikthyera në buxhet, pas identifikimit të pagesave të dyfishta dhe të parregullta (MFPT)”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/