Qeveria Kurti anulon vendimin për themelimin e Zonës Ekonomike në fshatin e Fatmir Limajt

5 muaj më parë

Qeveria Kurti anulon vendimin për themelimin e Zonës Ekonomike në fshatin e Fatmir Limajt

Qeveria e Kosovës i ka anuluar vendimin për themelimin e Zonës Ekonomike në Malishevë.

Vendimin për themelimin e kësaj zone e kishte marrë Qeveria Haradinaj, shkruan AktivPress.

Krahas shfuqizimit të këtij vendimi, Qeveria Kurti, në mbledhjen e fundit ka anuluar edhe vendimet për shpronësimin e pronave të paluajtshme që preken nga themelimi i kësaj zone, në zonat kadastrale të Banjës, Bellanicës dhe Senikut të Malishevës.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se këto vendime janë në kundërshtim me Ligjin.

Kjo zonë ekonomike ishte paraparë të ndërtohet në fshatin e  ish-zv/kryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj.

Kundërshtime për themelimin e Zonës Ekonomike në Malishevë ka pasur edhe brenda kabinetit të ministrave në Qeverinë Haradinaj.

Dy ish-ministra vinin nga PDK-ja patën votuar kundër një vendimi të tillë./AktivPress/