Qeveria fut kërkesat e naftëtarëve në Pakon fiskale 2.0

3 vite më parë

Qeveria fut kërkesat e naftëtarëve në Pakon fiskale 2.0

Ministri i Financave,  Avdullah Hoti, me ftesë të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës mori pjesë sot në kuvendin parë të punës së kësaj Shoqate për vitin 2017, ku u diskutua për ndryshimin e politikave fiskale dhe për punën e deritashme të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.

Hoti  në këtë kuvend theksoi se Qeveria e Kosovës  dhe Ministria e Financave është duke bërë përmbledhjen dhe duke analizuar me kujdes të gjitha kërkesat të cilat kanë ardhur si rezultat i takimeve me përfaqësuesit e bizneseve, Odat Ekonomike dhe shoqatat e bizneseve, për t’i pasqyruar ato në pakon fiskale 2.0.

“Në këtë pako kemi përfshirë edhe kërkesën e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës që ka të bëjë  me njohjen e humbjeve nga prishja, avullimi apo humbja e peshës së naftës dhe produkteve të saj si dhe kërkesa të tjera që kanë të bëjnë me këtë sektor”, shtoi ministri Hoti.

Hoti përkujtoj se mbrë Kosova e ka marrë në Stamboll çmimin si shteti më i mirë dhe i cili më së shumti është përkushtuar në ndryshimin e politikave fiskale dhe në krijimin e kushteve të të bërit biznes.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani, tha se kërkesat e bizneseve në masë të madhe po adresohen përmes pakos së re fiskale, të hartuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. /AktivPress