“Qeveria e Kosovës si stacion i autobusëve” (VIDEO)

6 ditë më parë

“Qeveria e Kosovës si stacion i autobusëve” (VIDEO)

Vizitat e shpeshta që po i bëjnë diplomatët e jashtëm në Kosovë kohëve të fundit, kanë nxitur reagimin e humoristit, Halim Berisha, shkruar AktivPress.

Me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetin social, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është bërë si stacion i autobusëve.

“Një amerikan hynë, një gjerman del; një holandez hynë, një britanik del; hynë- del; hynë-del dhe anasjelltas”, ka thënë Berisha, njëri nga tre anëtarët e grupit humoristik “Tukulukat”.

Vizitat e ndërkombëtarëve në këtë kohë po bëhen për shkak të taksës së vënë për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, me gjithë presionin e jashtëm nuk po e heq këtë taksë.

Ai e ka kushtëzuar heqjen e taksës me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë./AktivPress/