Qeveria e Kosovës, më e mira në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë

3 vite më parë

Qeveria e Kosovës, më e mira në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë

Qeveria e Kosovës ka marr çmimin “Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë”, i ndarë nga Forumi Botëror i Investitorëve Engjëj”.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook.

“Në Forumin Botëror që po mbahet në Stamboll, sapo pranova çmimin: “Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë” i ndare nga Forumi Botëror i Investitorëve Engjuj” (World Business Investment Angels Forum)”, ka shkruar ajo.

Lajmi është mirëpritur nga kryeministri i vendit, Isa Mustafa, i cili po ashtu përmes rrjetit të tij social Facebook ka shpërndarë lajmin e marrë nga ministrja Bajrami./AktivPress