“Qeshen me penaltinë e tij, por Celina duhet ta ngrejë kokën lartë” / Video

6 ditë më parë

“Qeshen me penaltinë e tij, por Celina duhet ta ngrejë kokën lartë” / Video

Bersant Celina rrëshqiti në momentin kur duhej të godiste topin nga pika e bardhë, duke e kthyer në qesharake penaltinë në humbjen ndaj West Brom.

Trajneri i tij te Swansea, Graham Potter, thotë që mesfushori kosovar duhet ta ngrejë kokën lartë dhe të vazhdojë, pasi që këto gjëra ndodhin.

“Është e lehtë të qeshësh me dikë, por nuk është e lehtë kur je në pozicionin e tij”

“Qeshen me penaltinë e tij, por ai duhet ta ngrejë kokën lartë e të vazhdojë para, këto gjëra ndodhin dhe nuk i uroj askujt një gjë të tillë”, tha Potter. AktivPress