Qeriqi: Është normale që nëse dikush shpif ndaj UÇK-së duhet të ndiqet

2 muaj më parë

Qeriqi: Është normale që nëse dikush shpif ndaj UÇK-së duhet të ndiqet

Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duhet të kalojë medoemos në Kuvend.

Qeriqi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se ligji për ta si organizatë ka qenë i pranueshëm dhe se lëshimet kanë mundur të përmirësohen në leximet tjera.

“Normalisht se ai person që shpif kundër UÇK-së duhet të ndiqet penalisht, por asnjëherë nëse dikush e flet të vërtetën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se ka pasur shumë raste kur dëshmitarët kanë shpifur dhe se ky ligj është shumë i nevojshëm për të mos dëmtuar imazhin e UÇK-së.

Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së thotë se Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duhet të miratohet dhe sipas tij pastaj të plotësohet dhe përmirësohet në komisione të ndryshme të Kuvendit të Kosovës.

“Për në është më e rëndësishme që të kalojë si ligj në Kuvend. Në komisione parlamentare ligji nuk ka pasur vërejtje, u habita si dolën vërejtjet në seancën e Kuvendit”, deklaroi Xhevdet Qeriqi.